Gjoni: Nuk mendoj se ishte penallti, dora ime në pozicion natyral (VIDEO)

Mbrojtësi i Laçit, Eglentin Gjoni ishte protagonist në ndeshjen kundër Skënderbeut, pasi ishte ai që shkaktoi polemika pas një prekjeje me dorë. Për “Superport” pas ndeshjes, Gjoni tha:

Ndeshja: Kundër ekipit kampion, e kishim përgatitur mjaft mirë takimin dhe kundërshtarin. E dinim pikat e forta të Skënderbeut dhe u munduam t’i bllokonim përgjatë gjithë takimit.

Rezultatet me Memellin: “Ekipi kishte një ngërç psikologjik, por këto dy javë kemi punuar shumë në fazën mbrojtëse. Mendoj se kjo është arsyeja që kemi marrë dy rezultate shumë pozitive në dy javët e fundit.

Laçi vendos titullin: “Besoj se Laçi është ekipi për tu mundur në Superiore. Kemi një grup shumë të mirë me lojtarë të rinj dhe me të ardhme. Nuk mund të flas për objektivat e klubit. Të flasësh për titullin është shumë shpejt.

Rasti i penalltisë: Tani që po e shikoj, topi ka rënë në dorën time. Por dora është në pozicion natyral, nuk është e hapur. Nuk e di, nuk e shikoj mirë”,- u shpreh Gjoni./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories