Gjoka: Tiranës nuk ia ka fajin merkatoja, ja ku ndryshon Skënderbeu nga Partizani

Ernest Gjoka ka komentuar gjendjen në të cilën është Tirana dhe sidomos pas humbjes 1-2 ën Gjirokastër ndaj Luftëtarit. I ftuar në emisionin “Fair Play” ai u shpreh se problemi i Tiranës nuk është merkatoja, ndërkohë që ka folur edhe për Skënderbeun e Partizanin.

“Skënderbeu luan më bukur, ndërsa Partizani kërkon të marrë vetëm 3 pikët. Mendova se në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari, korçarët ishin të dorëzuar dhe me Flamurtar dominues por pjesën e dytë, Skënderbeu doli në lojën e vet ndërsa Flamurtari kërkoi të mbante rezultatin.

Partizani është tjetër skuadër e kryeqytetit dhe ka qenë në krye edhe pas s’ka dalë kampion. Kjo është fuqia potenciale e kryeqytetit. Të krijosh ekip cilësor, mund të gabojë një president, por nuk i zgjedh ia futbollistët dhe mos të bësh një ekip kualitativ kur bën merkato dhe blen lojtar duhet të gjendet problem tjetër. I njëjti futbollist, mund të jetë i mirë në ekipe të tjera”, u shpreh Gjoka. /Erjon Allaraj-VipSport.al/