“Gjahtarët” e Champions League, ja kush janë sulmuesit më të suksesshëm

Liga e Kampionëve është kompeticioni ku çdo lojtar, e sidomos sulmuesit, janë në ndjekje të rekordeve. Të shënon në kompeticioni më të rëndësishme për klube është një ndjesi e veçantë për të gjithë futbollistët.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar listën e rekordeve të lojtarëve që kanë shënuar më shumë trigolësha në Champions League, ku rekordin e mban ende Lionel Mesi, me 8 tripleta deri më tani. I ndjekur nga rivali i përjetshëm, Kristiano Ronaldo me shtatë, duket se “lufta” mes dy fenomeneve të futbollit vazhdon ende…/Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Lojtarët që kanë shënuar më shumë trigolësha në Champions League:

8-Lionel Mesi (Barcelona)
7-Kristiano Ronaldo (Real Madrid)
3-Filipo Inzagi (Milan)
3-Mario Gomez (Bajern)
3-Luiz Adriano (Shakhtar)

Në total, 84 lojtarë kanë shënuar tripletë në UEFA Champions League. Të gjitha tripletat e Ronaldos u realizuan brenda një afati 18-mujor (Dhjetor 2015 – Maj 2017).

Tripletat në sezonin aktual (2018/19):

Lionel Mesi (Barcelona 4-0 PSV Eindhoven)
Paulo Dibala (Juventus 3-0 Jang Bojs)
Edin Xheko (Roma 5-0 Pëlzen)
Gabriel Zhezus (Man. Siti 6-0 Shakhtar)

Lojtarët që kanë shënuar tripletat më të shpejta:

8 minuta- Bafetimbi Gomis (Dinamo Zagreb 1-7 Lion, 07/12/2011)
9 minuta- Majk Njuell (Bllekburn 4-1 Rosenborg, 12/06/1995)
11 minuta- Kristiano Ronaldo (Real Madrid 8-0 Malmo, 08/12/2015)
14 minuta- Nejmar (Barcelona 6-1 Selltik, 11/12/2013)

Njuell ende mban rekordin tripletën më të shpejte perfekte, duke shënuar me këmbën e tij të majtë, këmbën e djathtë dhe me kokë.

Lojtari më i ri që ka shënuar tri gola në një ndeshje Champions-i:
Raul Gonzalez, 18 vjeç dhe 114 ditë (Real Madrid 6-1 Ferencvaros, 18/10/1995)