Foto+Video/ Ekipet dalin në fushë, të gjithë për një foto me… Bejl

19:12
Ekipet kanë dalë në fushën e blertë për të kryer nxehmjen para ndeshjes, ku ën sy bie fakti se shumë pjesëtarë të stafit të FSHF-së, kanë vrapuar pas Gareth Bejl për të bërë një foto. Kujtojmë që ylli i Realit është lënë në stol nga Gigs.

18:32
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillojë edhe nxehmjen para se të nisë takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Uellsit. Kur kanë mbetur edhe më pak se dy orë nga fillimi i takimit, ekipet do të zbresin në fsuhë për stërvitjen e fundit.

Ndërkohë, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi vihet re që ka edhe valixhe me vete, gjë e cila konfirmon edhe njëherë se largimi pas ndeshjes, është i paevitueshëm. Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 0-4 nga Skocia në takimin e fundit të Ligës së Kombeve, duke u renditur në vendin e fundit në grup.

Sakaq, Uellsi ka mbërritur pak minuta para Shqip0ërisë në stadium dhe menjëherë futbollistët kanë dalë në fushë, për t’u njohur edhe me stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi nis në orën 20:00. /Erjon Allaraj-VipSport.al/