FOTO/ Tifozët skocezë dorëzojnë çekun për fëmijët shqiptarë: Atmosferë fantastike!

Ishte bërë i ditur lajmi se grupimi i tifozëve skocezë ” Tartan Army Sunshibe Appeal” do të jepnin 5 mijë paund për fëmijët shqiptarë me probleme shëndetësorë, kryesisht për fëmijët autikë dhe fëmijët me sindromin “down”.

Kështu ka ndodhur dhe përfaqësuesit e këtij grupimi ka qenë paraditen e sotme në qendrën “Jonathan” në kryeqytet, ku kanë kaluar disa momente me këta fëmijë dhe kanë bërë dorëzimin e çekut, siç e tregojnë edhe këto foto.

Në postimin e bërë në faqen e tyre, ky grupim ka vlerësuar pritjen e mrekullueshme dhe atmosferën fantastike që kanë gjetur në këtë qendër. Tifozët skocezë meritojnë komplimente pa fund, pasi këtë nismë ata e marrin në çdo vend që shkojnë. Tifozët skocezë kanë disa ditë që kanë ardhur ne vendin tonë dhe janë shprehur shumë të kënaqur për mënyrën si i kanë pritur. / Vipsport.al/F.R