FOTO/ Salah i përgjigjet banderolës së vogëlueshes që po bën xhiron në rrjet

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah është një figurë shumë e dashur në shtetin e tij të Egjiptit dhe kur luan me kombëtaren, është ai heroi dhe lideri i ekipit.

Në takimin e së premtes kundër Tunizisë, Salah i dha fitoren skuadrës së tij në minutën e 90’ të takimit, ku dhe njëherë tjetër ishte ai njeriu që rezultoi vendimtar.

Një tifoze e vogël e Mo Salah mbajti në duar një banderolë me shkrimin: “Salah, të lutem shëno sa më shpejt, pasi më duhet të iki në shtëpi dhe të bëj detyrat”.

Por ylli i Liverpulit priti deri në minutën e 90’ që të shënonte dhe u ndie në faj që e la vogëlushen e vogël të presë. Në një postim në “Twitter”-in e tij zyrtar, Salah iu përgjigj vajzës së vogël, duke thënë:

“Më vjen keq që të mbajta deri në fund të ndeshjes. U mundova të të lija të lirë më shpejt, por shpresoj që mësuesit të të kuptojnë”,- shkroi heroi i Egjiptit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/