“Football Leaks” nxjerr zbuluar Guardiolën, trajneri dhe klubi i Sitit janë në telashe

Bota e futbollit po tronditet nga zbulimet e “Football Leaks”, që ka për qëllim zbulimin e të gjitha sekreteve që fshihen pas lojës së bukur të futbollit.

Pas zbulimit të kampionatit “Elite Clubs” dhe skandalit të FIFA-s, me Infatinon të përfshirë, tashmë e ka radhën klubi i Mançester Sitit dhe trajneri Pep Guardiola.

Sipas “Football Leaks”, Guardiola kishte nënshkruar me Mançester Sitin gjatë kohës kur ka qenë trajner i Bajernit të Mynihut, por marrëveshja mes dy palëve nuk ishte bërë publike.

Madje, “Football Leaks” zbulon edhe rrogën e trajnerit spanjoll. Vitin e parë në “Etihad”, Guardiola do të përfitonte 15.45 milionë euro, ndërsa në vitin e dytë plot 19 milionë.

Guardiola dhe klubi i Mançester Sitit refuzuan menjëherë këtë marrëveshje të fshehtë, por hetimi i “Football Leaks” duket shumë i besueshëm dhe bazohet në fakte të kryera.

Pritet vetëm reagimi i klubit të Bajernit, që me shumë gjasa, edhe do t’i hedhë në gjyq, si klubin e Mançester Sitit, ashtu edhe trajnerin spanjoll./Veronik Istrefaj – vipsport.al/