Flamurtari nuk fiton as në miqësore, barazim me Apoloninë në Fier

Flamurtari i Ilir Dajës nuk ka arritur të fitojë as në miqësoren e luajtur sot në Fier, kundër Apolonisë që militon në Kategorinë e Parë. Skuadra vlonjate kishte në formacion shumë lojtarë titullarë, por nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Pas humbjes në kampionat kundër Skënderbeut, Daja priste reagim nga të tijtë dhe të ruanin ritmin në këto dy javë pushim për shkak të kombëtareve.

Në formacionin e Flamurtarit ishte dhe lojtari problematik, Elton Kale. Braziliani nuk ka zgjidhur ende problemet që ka me skuadrën e Kukësit dhe ky sezon ka qenë pushim për të, por në miqësore është aktivizuar nga trajneri Daja./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Apolonia – Flamurtari   1-1
Shënues:   Hidershaj / Diamanti