Fitore në miqësore për Shqipërinë u-19, Rumaninë e mposht Bullari

Shqipëria u-19 ka triumfuar në takimin kundër Rumanisë, në miqësoren e luajtur në stadiumin e Fierit, “Loni Papaçiu”. Të drejtuarit nga ish-sulmuesi kuqezi, Erjon Bogdani kanë treguar një lojë shumë të mirë përballë një skuadre shumë të fortë.

Djemtë kuqezi triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi i talentuar i Olimpiakosit, Bullari. 18-vjeçari mposhti portierin rumun nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43’./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Shqipëri u19 – Rumani u19
Shënues: Bullari (p) 43’