Femrat U17/ Na mundën 14-0, Shqipëria në grup me Irlandën dhe Greqinë

Sot ka qenë një ditë e ngjeshur në Nion të Zvicrës, duke qenë se është hedhur shorti për kualifikueset e Europianit të femrave U19 dhe U17. Kështu, Shqipëria U17 është shortuar në grupin e shtatë, ku së bashku me të rejat e Kombëtares, bëjnë pjesë edhe Greqia, Lituania e Republika e Irlandës.

Ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, do të zhvillohen në Lituani vitin e ardhshëm, ku në harkun kohor të 6 ditëve do të përcaktohen edhe ekipet që kalojnë më tej. Datat e përcaktuara për ndeshjet, janë 10, 13 dhe 16 shtator 2019.

Në turin e dytë, i njohur si “Elite Round” do të kalojnë të gjitha vendet e para dhe të dyta nga 11 grupet përkatëse, ndërkohë që nga këto 11 grupe, do të kalojnë edhe 4 vendet e treta më të mira. Europiani zhvillohet në Suedi në vitin 2020. Kujtojmë që Shqipëria luajti vetëm pak javë më parë me Irlandën, duke pësuar një humbje turpëruese me rezultatin e thellë 14-0. Ashtu si te U19, edhe te U17 trajner është Nevil Dede. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U19