“Fanatics” përkujtojnë “17 Nëntorin” me një foto nga derbi: E duam Tironën për 365 ditë

Sot është data 17 Nëntor, dita e çlirimit të Tiranës. Tifo-grupi i skuadrës bardheblu, “Tirona Fanatics” ka dalë me një postim të veçantë që lidhet me këtë ditë. Në faqen e tyre, në rrjetin social të “Facebook” ata kanë postuar edhe një status, ku ndër të tjera shkruajnë se:

“17 Nëntori kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një festë për asnjë nga ne! 17 Nëntori nuk është asgjë më shumë se data e pushtimit të vërtetë të Kryeqytetit, nga forcat shtypëse komuniste, të cilët pushtuan, vranë, persekutuan pa pyetur se çfare ju del përpara. Detyra jonë është të mos e harrojmë historinë, përkundrazi, ta rikujtojmë atë me “Fanatizëm”. Për ne nuk ka 17 Nëntor, ne, e duam Tironen 365 ditë të vitit! Ashtu siç rrijnë yjet, yjet përreth hënës…”,ka qenë ky postimi i “Tirona Fanatics”.

Kujtojmë që në 3 sezonet e fundit, ky tifo-grup është kundër politikave të gabuara që po ndjekin drejtuesit bardheblu, e madje i kanë dalë hapur kundra publikisht, madje pak javë më parë, u përfshijnë edhe në një sherr duke hyrë në fushën e lojës dhe duke u konflikuar edhe me lojtarët pas barazimit në ndeshjen me Kukësin në “Selman Stërmasi”.

E.S./Vipsport.al/