Emisarë të Realit në miqësoren Spanjë-Bosnjë, Perez ia ka vënë syrin Xhekos

Reali i Madridit po sheh te Roma për përforcime, apo më mirë te Bosnjë Hercegovina. “As.com” bën me dije se sot në mbrëmje, disa emisarë të klubit të madh do të ndjekin në aksion sulmuesin Edin Xheko.

Në “Estadio de Gran Canaria” luhet miqësorja Spanjë-Bosnjë dhe drejtuesit e Realit kanë dy arsye për të qenë prezentë në këtë ndeshje: së pari sulmuesi boshnjak është kundërshtari i radhës në Champions, dhe e dyta ka të bëjë me faktin se presidenti Florentino Perez po kërkon një përforcim me vlera për sulmin.

Pas largimit të Ronaldos, madrilenët janë vënë në kërkim të një lojtari me peshë për sulmin dhe deri tani kanë qarkulluar shumë emra. I fundit është Xheko, i cili në merkaton e dimrit mund të veshë fanellën e bardhë të Realit. / Vipsport.al/F.R