Edicioni i parë i Ligës së Kombeve me surpriza, ja ekipet që do ta fitojnë këtë kompeticion

Skuadrat që morën pjesë në Ligën A në edicionin e parë të Ligës së Kombeve do të ndeshen kundër njëra-tjetrës për fitimin e trofeut të parë të Ligës së Kombeve.

Zvicra, Holanda, Portugalia dhe Anglia do të ndeshen kundër njëra-tjetrës, pasi kanë qenë pikërisht këto skuadra, që edhe në mënyrë surprizë, kanë dalë të parat në grupet e tyre.

Skuadrat që nuk kanë arritur të dalin nga faza e grupeve janë emrat më të mëdha të futbollit europian. Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Spanja dhe Kroacia janë eliminuar në fazën e grupeve. Edicioni i parë i Ligës së Kombeve ka qenë i mbushur me surpriza.

Veronik Istrefaj – Vipsport.al

Renditja finale e katër grupeve në Ligën A