Edhe Bajerni i bashkohet garës për “të larguarin” Ramsej

Aron Ramsej do të largohet nga Arsenali. Kapiteni i “Topçinjve” ka qëndruar për plot 10 vite në Londër, por ardhja e teknikut Emeri nuk ka qenë shumë pozitive për mesfushorin uellsian.

Kontrata e Ramsej me Arsenalin mbaron në fund të sezonit dhe 27-vjeçari ka mundësinë që të nënshkruajë me cilindo ekip edhe në janar, për t’iu bashkuar në fund të sezonit.

Pas interesimit të Liverpulit dhe Mançester Junajtid, në garë për Ramsej është futur dhe skuadra e Bajern Mynihut. Interesimi nga bavarezët po rritet dita-ditës dhe kjo gjë shton zërat për një largim të Hames Rodrigez.

Ramsej kërkon medoemos të rinovojë me “Topçinjtë”, por Arsenali ka hedhur poshtë kërkesat e mesfushorit, duke e detyruar të largohet./Veronik Istrefaj – vipsport.al/