Dy pretendentët e jugut përplasen në miqësore për të treguar “muskujt”

Bylisi dhe Tomori janë sy ekipe pretendentë në Grupin e Jugut ku synimi ka qenë Superiorja që në startin e garës. Por ballshiotët dhe beratasit nuk kanë pasur marrëdhënie te mira vitet e fundit por që duket se këtë sezon gjithçka është  ndryshe.

Ballshiotët dhe beratasit kanë marrëdhënie shumë të mira ndaj edhe sot kanë vendosur qe të luajnë një test në kompleksin “Bylis” në orën 13:00 për të mbajtur të karikuar lojtarët.

Dy trajnerët Dovedan dhe Devolli kanë rënë dakord që të luajnë një test të tillë edhe për të mbajtur të karikuar lojtarët në këtë kulm te garës.

E. Saliu – VipSport.al