Dopio-Bardhi në “vendlindje”, Partizani komandon kampionatin (VIDEO)

Partizani ka marrë fitoren e radhës në kampionat, ku ka mposhtur në Krujë skuadrën e Kastriotit. Pas fitores kundër Kamzës, të besuarit e Gegës kërkonin të ruanin ecurinë dhe vetëm fitorja shihej si objektiv në Krujë.

Me një formacion shumë sulmues, Partizani vuri jo pak në vështirësi vendasit e Kastriotit, që u mbrojtën në mënyrë të suksesshme deri në minutën e 20’ të takimit.

Pikërisht në këtë minutë, ishte Bardhi që përfitoi nga një gabim i portierit Kuka, që doli nga zona e tij dhe u përplas me mbrojtësin. Bardhi me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Më pas, Bardhi do të shënonte sërish brenda pjesës së parë, pasi mori një harkim shumë të bukur nga Kote. Kaq mjaftoi që Partizani të merrte tri pikët, pavarësisht se Roxher Zhunior shkurtoi diferencat vetëm një minutë pas golit të dytë të Bardhit.

Partizani u mbrojt mirë dhe mori tri pikë të arta, duke marrë dhe kreun e renditjes. Humbja e Skënderbeut ka bërë që kjo fitore të ishte edhe më e rëndësishme për Partizanin, që rimerr kreun e tabelës./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

KASTRIOTI-PARTIZANI 1-2 (Zhunior 36′ / Bardhi 20′ 35′)

MINUTË PAS MINUTE

90+4′ Mbyllet sfida, fitore e vuajtur pë Partizanin në Krujë

90+3’ Minuta tensioni, Bardhi dhe Çinari të dëmtuar

90+1’ Shpërdoron Asani, katër minuta shtesë nga gjyqtari i katërt

90’ Minutat e fundit në Krujë, Kastrioti kërkon të surprizojë në fund

85′ Minuta të gjitha për Kastriotin, Partizani i çekuilibruar

81’ Shumë pranë barazimit, Ibrahimi largon topin nga vija fatale. Drithërima në mbrojtjen e Partizanit

80′ Del Kote, në vendin e tij Bitri

79’ Kastrioti mundohet të barazojë, por Partizani mbron me fanatizëm rezultatin

77′ Në lojë edhe  Mensah, Gega shton forcën sulmuese

75’ E pabesueshme çfarë humbet Bardhi!! Trashi ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, por e ndal traversa. Topi i rikthehet Bardhit i cili me portën e boshatisur, e dërgon topin jashtë

70′ Tension në fushë, lojtarët e Kastriotit e kanë me gjyqtarin

68’ Goditje shumë e rrezikshme nga Zhunior, i cili gjen kapitenin Hoxha të papërgatitur. Topi shkon ngjitur me shtyllën. Kastrioti shumë pranë barazimit

67’ Okebugvu shtyn nga krahu i majtë, i krijon probleme Ibrahimit, i cili e ndal me faull

64’ Zhunior problematik për Partizanin, por kësaj radhe Belica e ndal me forcë

62’ Del mesfushori Hila, në fushë Çinari

58’ Tension mes lojtarëve, Asani fiton një goditje dënimi pas një faulli të ashpër në mesfushë

55’ Del nga loja sulmuesi Marku, në lojë për Kastriotin Vatnikaj

50’ Gabim i Belicës, por Kastrioti nuk arrin të përfitojë. Shpëtojnë të kuqtë

48’ Minuta të luftuara në mesfushë, rastin më të pastër në pjesën e dytë e ka Marku

46′ Fillon pjesa e dytë, topin e parë e luan Partizani

45’ Mbyllet pjesa e parë, gola dhe sfidë e luftuar në Krujë. 2 gola të Bardhit dhe një gol nga Zhunior vendosën shifrat e 45 minutave të para, 1-2 në favor të miqve kryeqytetas

36’ Goooool Kastrioti! Përgjigje e menjëhershme nga krutanët! Zhunior zuri vendin e të dëmtuarit Atsina dhe me topin e parë që preku, arriti të ndëshkojë mbrojtjen e Partizanit. Pasi merr një top të vertikalizuar nga mesi i fushës, Zhunior mposht në duel shpejtësie mbrojtësin Gojkoviç dhe ndëshkon portierin Hoxha me një gjuajte me të majtën. Rihapet sfida në Krujë!

35′ Gooooool Partizani! Është Bardhi sërish që ndëshkon Kastriotin! Një krosim perfekt nga Kote gjen të pambuluar në qendër të zonës sulmuesin Bardhi, i cili me kokë nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Kuka. Goli i dytë personal për Bardhin. 0-2 në Krujë

35’ Zëvendësim i detyruar për Nicën, del Atsina dhe në fushë Roxher

32’ Partizani nuk arrin të shfrytëzojë një goditje nga këndi, që zuri të papërgatitur vendasit. Asani luan shkurt me Ibrahimin, i cili ia rikthen pasimin. Numri 10 i të kuqve kroson, por goditja e Belicës është e pakoordinuar mirë

27’ Mundësi e mirë për Kastriotin nga një goditje dënimi pranë zonës, por ekzekutimi është për tu harruar. Të besuarit e Nicës kërkojnë ende gjuajtjen e parë në portë

24’ Një nga daljet e pakta të Kastriotit. Vendasit kërkojnë të shtyjnë nga krahu i majtë, por Ibrahimi ndal gjithçka

22’ Asani kërkon të bëjë gjithçka vetë, spostohet nga e djathta në qendër, por goditja e tij me të majtën shkon shumë larg portës së Kukës

20’ Goooool Partizani! Shënon Bardhi! 

Një pakujdesi në mbrojtjen krutane bën që sulmuesi Bardhi të përfitojë mjaft mirë dhe të ndëshkojë vendasit, duke kaluar Partizanin në avantazh. Djemve të Gegës iu deshën 20 minuta dhe një pakujdesi e portierit Kuka që të gjenin rrugën e rrjetës

14’ Bardhi ka mundësinë të kalojë Partizanin në avantazh, por goditja e tij me kokë shkon jashtë

10′ Goditje dënimi për Partizanin në hyrje të zonës. “Demat” më kërkues drejt portës vendase, por Kastrioti mbrohet mirë

1’ Fillon ndeshja në Fushë-Krujë me shkelmimin nga qendra.

Kastrioti: Kuka, Husein, Domgjoni, Çela, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugvu, Bardhi, Marku, Atsina.

Trajner: S. Nica

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Kote, Mala, Bardhi.
Trajner: S. Gega

more recommended stories