Ditë e trishtë për futbollin brazilian, vdes krijuesi i “Seleçao”-s

Futbolli brazilian ka mësuar sot lajmin e trishtë për vdekjen e krijuesit të uniformës së kombëtares braziliane të futbollit. Pas 6 viteve luftë kundër kancerit, Aldir Shli ka ndërruar jetë dhe lajmi u bë i ditur nga familja e tij.

Shli, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, ishte njeriu që dizejnoi uniformën e Brazilit.

Pas humbjes në finalen e botërori 1950 kundër Uruguait, në Brazil organizuan një konkurs me dizajno të ndryshme dhe Shli fitoi konkursin, duke qenë ai njeriu që krijoi “Seleçao”-n e famshme dhe që fitoi plot 5000 dollarë, një shumë e majme në vitin 1953./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Aldyr Schlee u nda sot nga jeta në moshën 83-vjeçare