Detajet e rinvoimit/ Kushte dhe pagë faraonike, te Lacio i falen Tares

Igli Tare vazhdon të jetë një nga drejtorët sportiv më të pëlqyer në Itali dhe jo vetëm, e kjo vihet e nga interesimi i shumë klubeve për shërbimet e tij. Duke parë aftësitë që Tare ka në përzgjedhjen e talenteve, klubi i Lacios ka menduar t’i ofrojë rinovimin, me një rritje page marramendëse.

Në fillim, u raportua se Tare do të përfitonte diku te rreth 1 milion euro në sezon, por prestigjiozja italiane “Il epo”, raporton se Tare do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon, pagë kjo shumëfish më e lartë se fillestarja e tij.

Ai do të ketë mundësi që të blejë futbollistë të tjerë në çdo merkato, deri në sezonin 2020 kur edhe i përfundon kontrata. Igli Tare njihet për zbulimin e shumë talenteve dhe afrimin e lojtarëve që sot po bëjnë diferencën në Europë. Disa nga lojtarët që drejtori sportiv shqiptar, ka transferuar te Lacio, janë Klose, De Vraj, Anderson dhe lojtari më i kërkuar i momentit, Milikonviç-Saviç. /Erjon Allaraj-VipSport.al/