De Biazi: Duka nuk është i lumtur, nuk mund të bësh Brazilin me Shqipërinë

Xhani De Biazi ka bërë analizën e punës dhe ecurisë së deritanishme të kombëtares shqiptare që pas largimit nga stoli i kuqezinjve. Në emisionin “Pressing” në “ABC New”, ai ka treguar ndryshimet mes tij dhe Panuçit, si dhe problemet që kishte parë në ndeshjen me Skocinë.

“Kur jam i lirë vij me qejf, me Izraelin isha herën e fundit e fituam 1-0. Thashë po vij ndoshta i sjell fat, nuk shkoi kështu.

Ky Ishte grup i ekuilibruar edhe pse Shqipëria nuk arriti të shprehte në maksimum potencialin. Pak mungesat e pak kërkimi i një identiteti të ri nuk ndihmuan që të arrihej ai objektiv. Nëse ke lojtarë është e lehtë, nëse ke më pak bëhet më e vështirë. Kjo, sepse në fushë janë lojtarët që luajnë e bëjnë diferencën. Rezultatet janë ata që të japin vlerë. Ato nuk vijnë vetë, vijnë nëpërmjet një strategjie, lojtarëve në dispozicion. Puna e trajnerit duhet të jetë në 360 gradë, pa u ndalur te rezultatet e menjëhershme.

Skuadra nuk ka bërë rezultatet brilante, pastaj është e qartë që ka fazë rritje, tentative për të bërë diçka konstruktive. Por në fund ai që të jep vlerën janë rezultatet dhe trajneri është mësuar të pësojë sulme. Më pak kur ka duartrokitje, për të gjithë, edhe për mua.

Panuçi vjen nga humbja, në Izrael e tani ndaj Skocisë, 4-0 që duhet analizuar. Djeg  por duhet parë se të luash pas minutës së 22 je 0-1 me më pak lojtarë ndaj një skuadre me cilësi dhe lojë fizike. Skocezët kanë forcë, teknikë, kanë bërë ndeshje të mirë. Ne bëmë më pak, bëmë gabim te goli i parë. Ishte një gabim i mesfushorit që nuk duhet bërë.

Unë nuk kam parë kurrë mungesat, bëj punën me atë çfarë ke. Të qash se nuk ke ndonjë lojtar, nuk të shërben të bësh pikë e rezultate. Sigurisht, nëse do të kishte Roshi, Sadiku, Hysaj e Basha do të ishte ndeshje ndryshe.

Asnjë trajner nuk ka skuadrën që do të donte, duhet të kesh lojtarët që të duhen për situatën. Tani duhen shpërvjelur mëngët, e rifilluar. Unë në dyvjeçarin e parë bëmë mirë pjesën e parë të kualifikueseve. Pastaj e mbylla në të pestin. Presidenti vlerësoi punën time pavarësisht kësaj dhe pastaj shkuam në Europian.

Taktikat ndryshe? Unë jam munduar të jem një person i vëmendshëm ndaj kundërshtarëve, duke u hequr pikat e lojës të atyre që luanin ndaj nesh. Pastaj u mundova të shfrytëzoja aftësitë e lojtarëve, nuk mund të bësh Brazilin me Shqipërinë, me mundësinë që ke duhet të bësh maksimumin. Aftësia e një trajneri është që me situatë që gjen, të marrësh maksimumin. Ka trajnerë të aftë që shpëtojnë shumë mirë nga rënia, por ata që festohen janë ata që fitojnë kampionatin. Por ky ishet objektivi i tyre. Shqipëria mendoj se kishte objektiv qëndrimin dhe të bënte eksperienca dhe fazë rikonstruksioni që në eliminatore të ketë rol të rëndësishëm.

Raporti me lojtarët? Çdokush ka mënyrën e tij për të bërë raport, mendoj se e rëndësishme është të japësh besim dhe të bësh të ndjesh lojtarët në qendër, duke i ndihmuar në procesin e krijimit të skuadrës dhe rritjes. Çdokush nga ne ka cilësi, kjo na bën të jemi në raport të ngushte më njëri-tjetrin, sidomos me kombëtaret ku shihesh pak, duhet krijuar një grup, baza e suksesit të një skuadre.

Edh unë kam ndryshuar elementë, nga disa dëmtime e gjëra. E rëndësishme është të krijosh një bazë, siç bëmë ne me 30 lojtarë, me të cilët të mundohesh të ecësh para e t’i ftosh në bazë të momentit, gjendjes. Nga ato zgjidhen 23-24, por ishin pak a shumë të njëjtët, me përjashtim të ndonjë të riu.

Mendoj se skuadra që shkoi në Europian ishte, bëri kualifikuese të mira në Botëror, ishte një skuadër që kishte vendin e tretë pas Spanjës e Italisë. Unë e lashë në vend të tretë dhe aty mbeti, trajneri i ri vë dorën dhe shton atë që beson për lojën dhe filozofinë që ka në mendje.

Filozofia ime, ajo që bënim ishte të prisnim dhe kundërsulmonim. Kur ke skuadër me vlera individuale inferiore, duhet të shfrytëzosh taktikat. Ne kemi bërë 2-3 kundërzbritje për pjesë e dilnim me rezultat. Çdo strategji është e mirë, por varet nga frytet që jep. Ideja ishte kjo, unë luaja 4-3-3 që për cilësi e forcë kundërshtari, e kthenim 4-5-1. Por kjo ka pak rëndësi, janë detaje, se në fushë loja të çon të luash në sisteme që të dalin më mirë.

Mendoj e presidenti nuk është i lumtur, por me eksperiencën që ka mund të vlerësojë punën që kanë bërë trajneri, lojtarët e stafi.

Lojtarë nga Superiorja? Çdo trajner zgjedh lojtarët më të mirë, unë kam kërkuar lojtarë që më jepnin besim të madh dhe përgjigje në aspektin teknik e taktik me eksperiencë. E kuptoj se këshillat që të arrijnë nga Shqipëria janë pse nuk thirr këtë e atë. Unë them pse nuk e bën ti trajnerin? Secili ka një vizion ndryshe, un kam një vizion tjetër, tifozi një tjetër. Unë shoh brenda ndeshjes, situatat, ka një vlerësim nga kritikët, por zgjedhjet janë pjesë e profesionit.

Me Panuçin kam raporte të mira, nuk folëm tani. Qëndrova larg se është  gjithmonë ai krahasimi që më shqetëson edhe mua. i kemi rralluar kontaktet, në fillim kontaktova që ta ndihmoja, se mendoj se kush të ndihmon të jep një avantazh në një punë të re”, tha De Biazi. /vipsport.al/