Daja i sinqertë: Ekipi nuk funksionoi, kjo më shqetëson dhe marr përgjegjësitë e mia

Trajneri Ilir Daja ka marrë përgjegjësitë pas ndeshjes me Luftëtarin, ku skuadra e tij la dy pikë. Ai është dukur i shqetësuar nga loja e ekipit, që sipas tij, nuk funksionoi në disa aspekte:

“Rezultati nuk ishte i mirë, por më shqetëson më shumë loja. Në pjesën e parë kundërshtari ishte më lart se ne. Në pjesën e dytë ishim më emocionalë, por pa shkuar si duhet në zona të rrezikshme. Të them ishte lodhja shkak, nuk e them, pasi edhe për kundërshtarin vlen e njëjta gjë.

Kemi shumë punë për të bërë në manovrën në Vlorë, sepse tjetër jemi jashtë fushe dhe tjetër në fushën tonë. Nuk e them për lojtarët, sepse manovrën e bën trajneri dhe përgjegjësitë i marr unë. Na shqetëson problemi i vazhdimësisë në cilësinë e lojës. Kundërshtari ishte më mirë se ne, sidomos në pjesën e parë.

Nuk meritonim më shumë se barazimi në këtë ndeshje. Duhet vazhdimësi në lojë, sepse është garanci për vazhdimësi në pikë. Aty ku nis ndërtimi i aksionit duhet të jemi më të shpejtë dhe më të thjeshtë, pa u mërzitur, që të vazhdojmë me sulmin. Nuk duhet të luajë me sulmin në thellësi, pasi Bushiç nuk është sulmues thellësie. Edhe kur ai shfaqet i lirë në shtyllën e dytë, humbasim në pas. Humbëm shumë energji në pjesën e parë, pasi nuk funksiononte filtri i parë.

Bushiç Torasa dhe Musta duhet të ishin më agresivë për të penguar pasimin e lojtarëve të Luftëtarit. Edhe mesfushorët e tjerë më pas nuk kishin freskinë që të ndihmonin Bushiçin.

Ekipi ka shkëputje, nuk ka qëndrueshmëri. Pritshmëria e tifozëve është e madhe dhe duket se nuk jemi në gjendje t’ua japim atë që ata kërkojnë. Skënderbeu? Është një ndeshje shumë e vështirë. Ndoshta do të na ulë pak psikologjikisht kjo ndeshje, por besoj se mund të reagojmë në Korçë. Skënderbeu ka favoret e veta, është një ekip i konsoliduar, por ka pikat e veta, ku mund ta godasim. Nuk jam bërë pishman që u largova nga Korça, nuk kisha më çfarë t’i jepja atij ekipi, pas asaj që arritëm.

Dënimi i Skënderbeut do të ishte një minus për futbollin shqiptar, Nuk e kthej kokën prapa dhe ndihem mirë te Flamurtari, në sfidën time. Shoh përpara, pasi si trajner më pëlqejnë sfidat”. / Vipsport.al

 

more recommended stories