Cilësohet si “Pirlo i ri”, Interi çmendet për mesfushorin e Breshias

Interi po përpiqet të mundë konkurrencën për talentin e Breshias, Sandro Tonali, duke ofruar 15 milionë euro plus bonuse për 18-vjeçarin.

Mesfushori pritet të bëjë debutimin e tij me Italinë në miqësoren e së martës kundër SHBA-së. Tashmë, ka një vëmendjeje të madhe për Tonalin, për shkak të paraqitjes së tij në Serie B dhe me Italinë U-21.

Tonali vetë tha “Rai Sport” pas ndeshjes së mbrëmshme të Italisë kundër Portugalisë se ai do të preferonte të qëndronte në kampionatin italian dhe jo të transferohej në një kampionat tjetër.

Interi dhe Juventusi janë favoritët, por raportet e fundit sugjerojnë se bardhezinjtë e Alegrit kanë tërhequr interesimin e tyre, duke lënë Interin si favorit.

Sipas “FC Inter News”, drejtuesit e Interit kanë nisur punën për të gjetur akordin me Breshian dhe agjentin e Tonalit, ndërsa vetë mesfushorit i është afruar një kontratë 5-vjeçare me 15 milionë euro plus bonuse./Veronik Istrefaj – vipsport.al/