Çelsi i Maurisio Sarrit është gati të rrëmbejë dy mbrojtësit e Serie A

Sipas “Sunday Express”, Çelsi mund të ketë një janar shumë të zënë dhe Aleks Sandro është numri një në listën e dëshirave të teknikut italian, Maurisio Sarrit.

Çelsi thuhet se ka frikë se FIFA mund t’i japë atyre një dënim dhe t’i bllokojë merkatot e ardhshme, për shkak të zbulimeve që kohët e fundit ka bërë “Football Leaks”, kështu që duket sikur Abramoviç është gati të shpenzojë 200 milionë euro në janar.

Përpos Aleks Sandro, edhe Elseid Hysaj i Napolit është në listën e dëshirave të Sarrit, pasi trajneri italian synon medoemos ribashkimin me mbrojtësin shqiptar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/