Caktohet stadiumi dhe orari, ja ku do të luhet takimi Kukësi-Teuta

Kishte disa opsione për stadiumin dhe orarin ku do të luhej një nga sfidat më të rëndësishme të javë së 13-të të Superiores, ajo mes Kukësit dhe Teutës, ishte diskutuar, “Elbasan Arena” dhe “Selman Stërmasi”.

Por, Kukësi edhe këtë sfidë do ta luajë para sportëdashësve të vet, në “shtëpinë” e tij të dytë, Kamzë.

Si edhe ka konfirmuar FSHF për “Vipsport.al”, kjo sfidë është caktuar që të zhvillohet ditën e hënë në orën 14:00, në stadiumin e Kamzës, aty ku Kukësi ka luajtur edhe sfidën me Flamurtarin në fundjavën e shkuar duke pasur një mbështetje të madhe, ndryshe nga takimet që i ka luajtur në Shkodër, “Elbasan Arena’ apo “Selman Stërmasi”.

E.S/Vipsport.al/

 

more recommended stories