Buzëqeshje për Panuçin, edhe nga Turqia vijnë lajme të mira

Mungesa e minutave në këmbë, ka qenë dhe mbetet një nga problemet më shqetësuese të Kombëtares shqiptare dhe kur kanë mbetur edhe pak ditë nga takimi i fundit i Ligës së Kombeve ndaj Skocisë, gjendja e futbollistëve duket se është pak më ndryshe në krahasim me takimet e kaluara.

Me ekipet e tyre respektive, futbollistët shqiptarë po gjejnë minutat e duhura për të treguar vlerat që kanë, si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë e sulm.

Sokol Cikalleshi pak nga pak po gjen minutat e duhura në Turqi me ekipin e Goztpes ku edhe u transferua në merkaton e verës. Sulmuesi duket se e ka lënë pas dëmtimin që kishte pësuar dhe tashmë është në fazën ku do të kërkojë të kapë edhe njëherë tjetër formën që kishte dikur dhe të ribashkohet me Kombëtaren shqiptare, pas një mungese disi të gjatë.

Në dy takimet e fundit në kampionat, Cikalleshi ka luajtur nga 30 minuta, ndërkohë që n Kupë ka arritur të luajë për plot 90 minuta, duke shënuar edhe një gol në fitoren që skuadra e tij mori ndaj Çengelkoisporit me rezultatin 4-0. /Erjon Allaraj-VipSport.al/