Bierhof “dënon” Gjermaninë: Kemi bërë gjithçka keq këtë sezon, psikologjia është thelbësore

Oliver Bierhof, një nga drejtuesit e lartë të kombëtares gjermane, ka folur për “Mediaset” pas ndeshjes kundër Holandës, duke dënuar sjelljen e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit.

“Psikologjia është shumë e rëndësishme në futboll, sepse kur nuk je aty ku duhet psikologjikisht, të mungon siguria dhe qetësia. Mund të them se Gjermani nuk e ka prekur ende fundin, por ka dështuar thuajse gjithçka në këtë sezon”, – theksoi mes të tjerash legjenda e Milanit dhe futbollit gjerman.

Gjermani ishte në avantazh të dy golave në ndeshjen e fundit me Holandën, por në fund hodhi në erë gjithçka, duke u barazuar në 2-2. Vazhdon kriza për ekipin e drejtuar nga trajner Lëv, pavarësisht revolucionit që ai ka nisur të bëjë. / Vipsport.al/F.R