Besëlidhjen e “braktisin” 3 titullarë para transfertës së rëndësishme

Besëlidhja e këtij sezoni ndonëse ka hyrë në garë me pretendime, duket se është larg pritshmërive. Lezhjanët kanë pasur probleme nga më të ndryshmet, e megjithatë skuadra u duk sikur hyri në rrugë të mbarë.

Mirëpo, tashmë kur nuk kanë kaluar as gjysmat e ndeshjeve janë dy titullatë, shkodranët Samet Hepaj dhe Bekim Erkoçeviç, të cilët duket se nuk do të jenë më pjesë e skuadrës. Erkoçeviç, për arsye familjare ka munguar javët e fundit, ndërsa Hepaj është lënduar sërish pas dëmtimit afro 1 vjeçar. Por me probleme është edhe mbrojtësi Dibra.

Lezhjanët luajnë në Grupin A të Kategorisë së Parë, aty ku Vllaznia është pretendente kryesore për Superioren, por po rivalizojnë edhe Erzeni e Dinmo. Fundjavën e ardhshme, skuadra e Besëlidhjes luan në transfertë me Burrelin.

E.S./Vipsport.al/