Berisha: Nuk duhet kritikuar Panuçi, duhet të dimë si jemi

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha u shpreh pas ndeshjes se për formën e dobët të skuadrës, nuk duhet kritikuar vetëm Panuçi pasi e gjithë skuadra ka gabuar. Në një prononcim për “RTSH”, ai u shpreh se edhe futbollistët kanë fajin e tyre.

“Për mua është nder që kontribuoj për Kombëtaren, megjithëse sot nuk kisha mundësi të bëja diçka tjetër. Këto gjëra ndodhin, por ka edhe gjëra të bukura. Tani për tani jemi në moment jo të mirë dhe do të jetë dobësia më e madhe dhe më shumë e jona nëse ulim kokën dhe dorëzohemi. Kemi bërë ndeshje të mira, por edhe jo të mira.

Janë shumë faktorë dhe kemi vështirësi. Aty mundësitë janë më të vogla dhe dalin në shesh disa gjëra, si kualiteti apo gjëra të tjera që ekzistojnë.

Duhet të dimë si jemi dhe çfarë mundësish kemi. Ne ekip ka kualitet, por nëse nuk jemi të përqendruar, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Të gjithë luajnë futboll dhe normalisht duhet të gabojmë sa më pak. Duhet të shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë shumë gabime,e dhe fatale. Kur humb një lojë, bie edhe motivi i skuadrës dhe nuk shpresohet të kalohet grupi. Kjo na ndodhi dhe duhet të shohim për të rregulluar gabimet.

Nuk është vetëm një punë e liderit, por janë edhe disa mundësi të tjera. Kur na nevojitet dikush për të bërë diferencën, ne nuk e kemi gjetur. Mungon në fushë ai që bën diferencë. Nëse nuk luajmë si skuadër, nuk ecim para.

E thashë dhe më parë që janë shumë gjëra që na kanë penalizuar si disa gabime. Kemi qenë më kompaktë dhe nuk kishim fat. Nuk kemi krijuar shumë raste dhe ka ndodhur që kishim raste për rezultate të mira dhe ajo e rrit motivin, por te ne nuk ndodhi kjo gjë.

Panuçi? Me siguri që ka bërë trajneri shumë gjëra që jemi të kënaqur me punë e tij, mirëpo gjërat ndonjëherë nuk shkojnë dhe nuk duhet kritikuar vetëm trajneri. jemi 20 futbollistë n Kombëtare dhe luajnë 11 e secili ka faj. Si për mirë e për keq, kemi faj”, u shpreh Berisha. /Erjon Allaraj-VipSport.al/