Befason presidenti i Milanit: Nuk dua titull kampion, por 3 kualifikime në Champions

Presidenti i ri i Milanit, Paolo Skaroni, ndryshe nga pjesa e tifozëve që kërkojnë tituj dhe trofe, është i mendimit se më shumë vlerë kanë 3 kualifikime radhazi në Ligën e Kampionëve dhe këtë e ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane. Sakaq, ai ka folur edhe në lidhje me merkaton, duke pranuar se i pëlqen Ibrahimoviç, por që nuk ka gjë në dorë ai personalisht.

“Në futboll duhet të ngjisësh paralelisht dy male, ku njëri është sportiv, e tjetri ekonomik. Të dy janë të lidhur me “Fair Play-n financiar”. Që të sjellim sërish kampionë të mëdhenj këtu, duhet të shohim nga Amerika dhe Lindja. E adhuroj Ibrahimoviçin, por nuk vendos unë për transferimet.

Juventus është i vetmi ekip që po ecën në rrugën e klubeve angleze dhe duhet marrë shembull. Për mendimin tim, më mirë do të ishte të kualifikoheshe 3 herë në Champions sesa të fitosh një kampionat”,u shpreh presidenti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/