Befason Duro, ia vë fajin gjyqtarit: Pjesën e parë e fituam kundër 14 lojtarëve

Ndonëse Kamza u shpërfytyrua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Teutës, duke pësuar 3 gola brenda pak minutash, trajneri Klodian Duro insiston se ekipi i tij ishte superior në fushën e lojës. Në “Gol pas Goli” ai ka fajësuar gjyqtarin për humbjen e sotme të skuadrës së tij.

“Mendoj se siç kemi luajtur, kemi arritur të dominonim ndaj Teutës që ishte përforcuar ndaj nesh. Mendoj se bëmë gjithçka që duhet, si i ka hije një ekipi.

Thashë që duhet të përgatisja një taktikë që të luanim ndaj një ekipi që do vinte i përforcuar kundër nesh. E bëmë në pjesën e parë, u bë e vështirë në pjesën e dytë, kur kundërshtari ndryshon taktikë. Nuk dorëzohem përballë asnjë lloj vështirësie, jam i aftë të kuptoj çfarë ndodh jo vetëm në fushën e lojës, por çfarëdo që i ndodh futbollit. Kamza ishte ekipi më i mirë në fushë, besoj e patë këtë ndeshje, taktika rezultoi efikase, i morëm masat, luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam. Në pjesën e dytë Teuta shtoi lojtar të rrezikshëm në lojë dhe afroi ekipin afër portës me goditje dënimi dhe me 11 metërshin. Puna ime duket në fushë me atë që i jepet futbollit.

Kur kundërshtari vjen me vështirësi pranë portës, do të thotë se kemi bërë mirë. Unë shoh përpara, kam besim te puna, ndjek rrugën time”, tha Duro. Vipsport.al/

more recommended stories