Bardhi pas dy golave të parë: I lumtur, por mezi po ecja në fushë

Jurgen Bardhi më në fund ka arritur të thyejë “mallkimin” para portës, pasi nuk kishte arritur të gjente rrugën e rrjetës me skuadrën e Partizanit në këtë kampionat. Sot ai rezultoi vendimtar në sfidën në Fushë-Krujë, ndërsa në “SuperSport” deklaroi pas sfidës se për të kjo kishte qenë një sfidë e vështirë.

“Kjo puna e golit, është diçka e mirë. Me dy gola është diçka e mirë për mua dhe besoj se do të mundohem të mbaj këtë ritëm.

Normale që biem në fund se është faza e dytë. Edhe ne bëjmë lojë që bëjmë presing në pjesën e parë dhe normale që të biesh. Edhe Kastrioti na vuri në vështirësi, edhe fusha bëri të veten.

Jam shumë i lodhur, edhe në fushë mezi po ecja. Ishte ndeshje e vështirë por jam shumë i gëzuar.

Nuk jam specialist, por nëse në një ekip shënojnë të gjithë, është diçka e mirë se nuk varet vetëm nga një person. Më mirë të kesh disa që shënojnë dhe ndihmojnë më shumë ekipin”, tha Bardhi pas duelit. /vipsport.al/