Barcelona gjen akordin me talentin holandez, është pasuesi i Pike

Barcelona është në “pole position” për mbrojtësin holandez, Matias De Ligt. 19-vjeçari konsiderohet si një nga talentët më të mëdha në futbollin europian, me 67 ndeshje për Ajaksin në të gjitha kompeticionet.

Një numër i klubeve të Premier League, duke përfshirë Liverpulin, janë shpesh të lidhura me një transferim për lojtarin, por sipas “The Mirror”, Barcelona ka gjasa të sigurojë një marrëveshje për të riun holandez.

“The Mirror” raporton se skautët nga gjigandët katalanas ishin të pranishëm për të parë De Ligtin në ndeshjen ku Holanda mposhti Francën dhe paraqitja fantastike e tij, ka vënë në lëvizje klubin katalanas.

Barcelona aktualisht është në krye të La Ligas, por 18 gola janë pësuar në 12 ndeshje dhe klubi gjithashtu kërkon zëvendësim afatgjatë për Zherard Pike.

Veronik Istrefaj – vipsport.al