Asiste dhe vlerësime, Memushaj në listën e më të mirëve

Me dy asistet e dhënë në fitoren që Peskara arriti të merrte ndaj Leçes me rezultatin 4-2, Ledian Memushaj është konfirmuar edhe njëherë tjetër si një ng futbollistët më në formë të momentit në Kombëtare.

Mediat italiane, e kanë vlerësuar maksimalisht prezantimin e mesfushorit shqiptar me fanellën e Peskarës, fanellë me të cilën ai po luan rregullisht. Në një listë të bërë publike ditën e sotme për lojtarët më të mirë dhe më të dobët të javës në Serinë B, Memushaj bën pjesë te lista e atyre që kanë bërë paraqitje pozitive.

Që nga transferimi te Peskara, Memushaj ka arritur të kapë një formë relativisht të mirë, duke qenë shpesh herë protagonist me ekipin e tij. Fjalë të mira për Memushajn, ka folur edhe vetë trajneri i Peskarës, apo edhe presidenti.

Lista me futbollistët më të mirë:

6,65 MANKOSU (Leçe)
6,55 DIAMANTI (Livorno)
6,50 PALEARI (Çitadela)
6,50 KRAGL (Foxhia)
6,45 MANKUSO (Peskara)
6,35 TONALI (Breshia)
6,30 TUTINO (Kosenca)
6,30 GRAVILLON (Peskara)
6,27 FIRENZE (Krotone)
6,27 DI TAÇHIO (Salernitana)
6,25 BENEDETTI (Çitadella)
6,25 MOGOS (Kremoneze)
6,25 DI MARIANO (Venecia)
6,15 IORI (Çitadela)
6,15 MARTELLA (Krotone)
6,15 SILVESTRI (Helas Verona)
6,10 ROHDEN (Krotone)
6,10 BRUGMAN (Peskara)
6,10 MEMUSHAJ (Peskara)
6,10 DOMIZZI (Venecia)

more recommended stories