Arsenali dominon, por Sportingu e ndal në Londër (VIDEO)

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës, e vlefshme për raundin e katërt të Europa League. Pavarësisht dominimit të Arsenalit, golat në Londër munguan dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Emeri u kushtëzua edhe nga dëmtimet e shumta, ku u detyrua të bëjë dy zëvendësime të detyruara. Uellbek dhe Lishtajner u larguan para kohe nga fusha.

Pavarësisht këtij barazimi, Arsenali ruan kreun e grupit dhe hedh një hap më tej drejt kualifikimit. E për më tepër, “Topçinjtë” e Londrës vazhdojnë të ruajnë ritmin pozitiv, ku janë prej 15 ndeshjesh të pamposhtur./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Arsenal – Sporting Lisbonë 0-0