Arrati nga Monako që po zhytet, “Tigri” nis kontaktet me Real Madrid

Monako nuk po kalon një situatë të mirë dhe as afrimi i Tierri Henri si trajneri i skuadrës, nuk sjell dot kthesë në një ekip që ka pësuar një goditje të rëndë psikologjike dhe vazhdon të zhytet gjithnjë e më shumë sidomos pas arrestimit të presidenti Ribolovlev për korrupsion. Shumë nga yjet e skuadër së principatës kanë lënë të kuptohet se do të mundohen të largohen sa më parë nga klubi dhe në majë të listës është Radamel Falkao.

Po të mos ishte për dëmtimet e njëpasnjëshme, “Tigri” do të ishte larguar me kohë nga Monako, por aty ka pasur mundësinë që të riaftësohet plotësisht dhe të gjejë formën sportive që i ka munguar në vitet e fundit. Pas eksperiencave të dështuara në Angli me fanellën e Mançester Junajtid dhe Çelsit, tashmë Falkao kërkon një tjetër ekip cilësor në kampionatin spanjoll, ku bëri emër si pjesë e Atletiko Madrid.

Sipas medieve spanjolle, përfaqësues të lojtarit gjatë kohëve të fundit kanë kontraktuar Real Madrid duke shprehur gatishmërinë e tij për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle, e cila është në kërkim të përforcimeve në repartin e avancuar për pjesën e dyt ëtë sezonit, lojtarë të gatshëm dhe jo të rinj të perspektivës.

Falkao do të ishte një opsion i mirë, por ndërkohë është lënë në pritje pasi po shqyrtohen shumë alternativa të tjera. Shqetësimi kryesor që kanë madrilenët nuk është forma e lojtarit, por frika se mos përsëritet ndonjë nga dëmtimet që shkatërruan këto vite karrierën e sulmuesit kolumbian, i cili kur ka qenë në formën e tij më të mirë, vlerësohej si një ndër më të fortët në qarkullim. /vipsport.al/