Agjenti i Hysajt është i qartë: Ai është mësuar me Sarrin, Ançeloti nuk do mbrojtës

Elseid Hysaj, ndryshe nga sezoni i kaluar kur ishte ndër më të dalluarit të Itali dhe Europë, këtë sezon nuk po kalon një moment aq të mirë me Napolin duke qenë se ka humbur vendin e titullarit në formacion dhe Ançeloti ka krijuar besim te Rui dhe Malkut.

Vetë agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi është shprehur se Hysaj është mësuar me Sarrin që i pëlqente loja mbrojtëse, por me Ançelotin është ndryshe duke qenë se ky i fundit kërkon që futbollistët të dalin para. Edhe Hysaj e ka kuptuar këtë dhe po përmirësohet, sidomos pas konkurrencës me Malkut. Sakaq, ai i ka thurur elozhe dy futbollistëve të tjerë.

“Jam shumë i lumtur me ndeshjen e zhvilluar nga Rui kundër PSG-së, dhe ai tregon se di të bëjë mirë sa herë që është në fushë. E pashë shumë të motivuar, jam i lumtur me urinë e tij për të bërë mirë dhe jam i sigurt se performanca e tij mund të rritet dita ditës.

Në vitet e fundit, Hysaj ka luajtur gjithmonë me Mauricio Sarrin dhe me të faza mbrojtëse është një prioritet, një punë që Hysaj gjithmonë ka bërë mirë. Me Karlo Ançelotin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë para dhe Hysaj po përmirësohet.

Konkurrenca me Kevin Malkut është një stimul më shumë. Gjithmonë kam thënë se Hysaj është një nga më të fuqishmit, por konkurrenca e bën edhe më shumë”, u shpeh Xhufredi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/