Agjenti i Hysajt: Edhe pse po luan keq, nuk i bie vlera. Napoli po kërkon zëvendësuesin

E ardhmja e mbrojtëis shkodran të Napolit, Elseid Hysaj mbetet ende e paqartë dhe kjo për faktin se te Napoli po zë gjithmonë e më shumë vend Malkuit, ndërkohë që për Hysajn ka disa klube që interesohen. Vetë agjenti i tij, Mario Xhufredi e ka pranuar se për Hysajn ka shumë interes dhe se e ardhmja e tij mbetet mes Italisë dhe Anglisë.

Në një prononcim për “Radio CRC”, Xhufredi është shprehur se aktivizimi i Malukit dhe interesimi i Napolit për një mbrojtës të djathtë, do të thotë se për Hysajn ka shumë oferta dhe se e ardhmja e tij nuk është në Itali.

“Nëse e shihni, Ançeloti po luan me Malkuitin dhe flitet se Napoli po kërkon futbollistë të tjerë në atë pozicion. Kjo do të thotë se në drejtim të Hysajt ka disa oferta nga klubet e ndryshme.

Ai është një futbollist që mund të bëjë mirë në kampionatin anglez, duke qenë se është i fortë fizikisht dhe është në planin e shumë skuadrave të mëdha. A kushton më shumë se 50 milionë euro? Unë mendoj se kushton më shumë se 60 milionë pasi nuk mund të them se ka rënë vlera e tij, vetëm se ka 2 muaj që nuk ka luajtur mirë dhe se nuk ka të njëjtën vlerë si 2-3 vitet e fundit”, u shpreh Xhufredi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/