Agim Cana ia beson drejtimin e ekipit trajnerit Ismet Munishi

Presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës, Agim Cana, ka vendosur t’ia besojë drejtimin e ekipit trajnerit Ismet Munishi, i cili do të marrë vendin e lënë bosh nga Gani Sejdiu. Është një rikthim në fakt për Munishin, pasi sezonin që shkoi ai e ka drejtuar ekip në Superligën e Kosovës.

Tani ai do të përpiqet ta rikthejë Vëllaznimin në katregorinë e më të mirëve të futbollit kosovar. “Në zyrat e klubit të Vëllaznimit, kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshjen me Ismet Munishin, që të jetë kryetrajner i KF Vëllaznimit”. Ky është njoftimi i klubit gjakovar pas zyrtarizimit të Munishit.

Këtë sezon Ismet Munishi ka drejtuar Besën e Pejës, një tjetër skuadër e Ligës së Parë në Kosovë, por u largua pas 5 javësh. Tani ai ka marrë besimin e presidentit Agim Cana për të drejtuar ekipin gjakovar. / Vipsport.al/F.R