Zyrtare, Paolo Tramexani merr drejtimin e ekipit të madh qipriot

Tashmë është zyrtare. Ndihmësi i trajnerit Xhani De Biazi te Shqipëria, Paolo Tramexani, do të drejtojë ekipin e madh qipriot. Bëhet fjalë për Apoel Nikosian, që ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes zyrtare me trajnerin italian.

Tramexani, pas përvojës te Sioni në Zvicër, ka firmosur tashmë kontratën me Apoelin, ku gjen edhe italianin tjetër, Teti, i cili mban detyrën e drejtorit sportiv. Kandidat mësohet se ka qenë edhe De Biazi, me të cilin ka pasur kontakte, por drejtuesit e klubit qipriot kanë zgjedhur Tramexanin.

Objektivi për Paolo Tramexanin është që ta kthejë ekipin qipriot në Kupat e Europës. Të shohim, nëse ish-ndihmëstrajneri i Shqipërisë do të marrë ndonjë kuqezi me vete në Qipro. / Vipsport.al/F.R