Zyrtare/ Berluskoni emëron ish-lojtarin e Milanit trajner të Monzës

Pak kohë më parë ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, zyrtarizoi blerjen e Monzës. Ai bëri të ditura menjëherë rregullat e veta, duke dashur lojtarë pa mjekër e tatuazhe, ndërsa tani ka emëruar trajnerin e ri.

Klubi ka bërë me dije se është shkarkuar nga detyra Marko Xafaroni dhe se nga nesër skuadra do të stërvitet nga Kristian Broki. Një lëvizje e pritur kjo nga dyshja Berluskoni-Galiani.

Ish-lojtari i Milanit do të përpiqet ta futë Monzën në shinat e duhura, pasi rezultatet e fundit kanë qenë tejet zhgënjyese për këtë skuadër. / Vipsport.al/F.R