Zeqiri: Flamurtari ka probleme me profilin, mungesë e “nervit” vlonjat

Megjithëse Flamurtari e nisi kampionatin me bujë të madhe, në javët e para ka zhgënjyer duke qenë larg pritshmërive. Ish-mesfushori Hair Zeqiri ka komentuar këtë gjendje të vlonjatëve, duke u shprehur se i mungon profili dhe nervi vlonjat këtij ekipi.

“Duhet të analizojmë dhe të marrim parasysh se Flamurtari në vitet e fundit ka luhatje të theksuara. Akoma nuk ka krijuar një profil që Daja apo drejtuesit dëshirojnë dhe për më tepër, nga organika dhe cilësia që pretendojnë për të arritur te titulli, ka gjithmonë probleme rrugës.

Te Flamurtari edhe natyralizimi është problem, pasi ka mungesë të nervit vlonjat. Ka elementë të rinj, por duhet motivuar më tepër. Nëse evidentoj pjesët që duhen përmirësuar, e bëj sepse dua ta shoh Flamurtarin lart dhe pse jo fituese.

Idrizi paguan por duhet të jetë më kërkues ndaj stafit që ka pranë pasi është korrekt nga ana financiare por pika ku çalon Flamurtari është kjo gjë”, u shpreh Zeqiri. /VipSport.al/