Xhaka: Donim vetëm të mos dëmtoheshim, ndaj Izraelit për 3 pikë

Mesfushori Taulant Xhaka ishte ndër më të dalluarit në pjesën e parë, duke zhvilluar një lojë të mirë. Në një prononcim për mediat, mesfushori Xhaka është shprehur se skuadra kishte m shumë qëllim që të mos dëmtohej, ndërkohë që tregon se në Izrael shkohet vetëm për 3 pikë.

“Ishte miqësore dhe kemi parë që vetëm të mos kemi dëmtime në këtë takim. Ishte lojë e mirë por ata ishin më të motivuar. Kundër Izraelit shkojmë për të marrë 3 pikë. Kemi talente në skuadër dhe iu duhet pak kohë, por kanë të ardhme”, u shpreh Xhaka. /Erjon Allaraj-VipSport.al/