Vjen fitorja e parë për kombëtaren kuqezi të femrave u-19 (FOTO)

Pas dy humbjeve në ndeshjet kundër Holandës dhe Polonisë, kombëtarja e femrave kuqezi u-19 ka arritur më në fund fitoren e parë në Europianin e Femrave u19.

Kombëtarja kuqezi është në një grup shumë të vështirë, me Holandën dhe Poloninë si dy skuadra favorite për tu renditur në dy vendet e para. Gjithsesi, kanë mundësi të kualifikohen si vendi i tretë më i mirë, por dhe kjo mundësi shihet shumë e vështirë.

Me vetëm 3 pikë në 3 takime dhe me një golavarazh 3:14, duket shumë e vështirë që të besuarat e Nevil Dedes të dalin nga grupi, por fitorja 3-1 kundër Bjellorusisë mund të shihet si një kthesë për kombëtaren kuqezi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Shqipëri u19 – Bjellorusi u19  3-1

Shënuese: Lufo 5’, Begallo 42’, Halilaj 55’

more recommended stories