Videoja e Pogbas që çmendi drejtuesit e Mançesterit, e sqaron mesfushori brazilian

Mungesa e rezultateve, problemet me skuadrën, atmosfera negative në ekip e shumë probleme të tjera janë bërë një pjesë e pandashme e Mançester Junajtidit në sezonin  fundit dhe kjo pasqyrohet gjerësisht në media. Eliminimi nga “Carabao Cup” ndaj Derbit, ishte vula që asgjë nuk po shkon mirë në kampin e “Djajve të kuq”.

Në atë takim, sikur të mos mjaftonte eliminimi kishte edhe polemika në lidhje me një video të postuar nga mesfushori Pol Pogba i cili shihej së bashku me brazilianin Pereira, teksa qeshnin në “Instagram”. Kjo video, nisi të komentohej si një ironi nga Pogba për humbjen duke qenë se të dy futbollistët ishin të ulur në stol, por mesa duket gjërat janë ndryshe dhe këtë e ka shpjeguar vetë braziliani vetëm ditën e djeshme.

Në një intervistë për “esporte.uol”, Pereira është shprehur se të gjitha akuzat në drejtim ët futbollistëve janë të padrejta, duke qenë se ajo video nuk ishte “festë” për humbjen por për fitoren.

“Asgjë nga ato që është thënë dhe shkruar nuk është e vërtetë. Atë video kur po qeshnim, Pogba e ka publikuar kur rezultati ishte 1-0 në favorin tonë dhe po bënim shaka me Luke Sho. Menaxherët e ndryshëm, duke dashur që të nxisnin konflikte thanë që është publikuar pas humbjes por në të vërtetë jo. Unë me Murinjon kam një marrëdhënie të mirë dhe vetë portugezi më tha që të qëndroja në ‘Old Trafford’ kështu që nuk kishim arsye të bënim diçka të tillë”, u shpreh Pereira. /Erjon Allaraj-VipSport.al/