VIDEO / Uzuni shënon supergol, fitore e madhe për Lokomotivën e Zagrebit

Myrto Uzuni, talenti beratas që firmosi pak muaj më parë në radhët e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit, nga java në javë po tregon aftësitë e tij në kampionatin elitar të Kroacisë.

Uzuni, tashmë pjesë edhe e përfaqësueses sonë kuqezi, ka shënuar në sfidën e luajtur sot, mes Lokomotivës së Zagrebit si dhe Hajdukut të Splitit.

Në të 69’, Uzuni ka shënuar një supergol dhe e ka çuar rezultatin në 2-0 në favor të skuadrës së tij. Për sulmuesin beratas, ky është goli i dytë në kampionatin kroat pas atij të shënuar ndaj skuadrës së Goricas në transfertë pak javë më parë.

E.S./Vipsport.al

more recommended stories