(VIDEO) Shkëndija mposht rivalët e Vardarit mes sherrit e tensionit, fiton dhe Shkupi

Java e dhjetë në kampionatin e Maqedonisë pa dy ekipet e kreut, Vardarin dhe Shkëndijën të përplasen kundër njëra-tjetrës, në një takim që nuk munguan golat dhe tensioni në fushën e lojës.

Në fund të sfidës, Shkëndija e Tetovës do të triumfonte 0-2, duke rihapur kampionatin dhe duke shkurtuar diferencën në krye të tabelës në katër pikë, dhe kjo fitore duket se do të jetë kthesa për kuqezinjtë.

Por në fund të pjesës së parë, pas golit të ish-sulmuesit të Kukësit, Izair Jemini, pati tension në fushën e lojës, ku lojtarët e Vardarit shkaktuan trazira. Goli e Jeminit ishte i diskutueshëm, pasi ishte në vijë fatale dhe ky gol ishte shkak i tensionit në fushë.

Në takimet e tjera, Shkupi ka triumfuar 2-0 në fushën e saj. Golat nga Sërzhinjo dhe Storkovski kanë mjaftuar që shkupianët të marrin tri pikët e radhës./Veronik Istrefaj – vipsport.al

Vardar – Shëkndija  0-2
Shkupi – Sileks  2-0
Belasica – Pobeda 2-1
Makedonija – A. Pandev 1-0
Renova – Rabotnicki 0-2

more recommended stories