VIDEO/ Roma katranos gjithçka, e mposht Spali me 10 futbollistë

Java e 9-të në Serie A ka nisur me një surprizë shumë të madhe. Roma priti në shtëpi skuadrën e Spalit, në një ndeshje ku nuk llogaritej fitorja. Me mbështetjen e tifozëve të shumta, kryeqytetasit shiheshin favoritë absolutë për të marrë tri pikët.

Por nuk ndodhi kështu, pasi miqtë modestë bënë surprizën e madhe, duke mposhtur djemtë e Di Françeskos me rezultatin e pastër 0-2. E për më tepër, 20 minutat e fundit i luajti me vetëm 10 futbollist, pas kartonit të kuq të Milinkoviç-Saviç, i vëllai i Sergej.

Kjo humbje ishte shumë e rëndë për Romën, disfatë që lëkundi jo pak pozitat e verdhekuqve në renditje. Aktualisht, djemtë e Di Françeskos ndodhen në vend të gjashtë, por me javën e 9 që sapo ka nisur, pritet të bien edhe më shumë në renditje./Veronik Istrefaj – vipsport.al/