VIDEO/ Një ndeshje për t’u harruar, Henri debuton me zhgënjim në Francë

Monako vazhdon të zhgënjejë këtë sezon, pavarësisht ndërrimit të trajnerit. Në ndeshjen e fundit ndaj modestëve të Strasburgut, Monako është mundur me rezultatin e ngushtë 2-1, duke u zhytur edhe më shumë në krizën e rezultateve, por edhe të pikëve. Në ndeshjen debutuese të Henrisë si trajner i Monakos, asgjë nuk ndryshoi në krahasim me javët e kaluara.

Në minutën e 17, Tomason shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që në minutën e 55, Monako ia ka lehtësuar punën vendasve, pas daljes me të kuq të Gandsirit. Ka qenë Mortiba ai që ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e 84, ndërsa vetëm në minutën e fundit, Tielemans ka kthyer në gol një penallti.

Me këtë humbje, Monako renditet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë në 10 javë. Megjithëse ekipi nga principata shihej si rival i PSG-së në luftën për titullin kampion, diferenca pas 10 javësh ka shkuar në 24 pikë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/