VIDEO / Ndoj protagonist me asist, Breshia fillon të shohë më lart

Emanuele Ndoj ka ndihmuar Breshian sot të marrë një pikë shumë të rëndësishme në fushën e Çitadelës në Serinë B, duke mbetur në grupin e skuadrave të cilat pretendojnë të ngjiten në Serinë A në sezonin e ardhshëm.

Çitadela çoi shifrat në 2-0 në pjesën e parë të ndeshjes, por në një pjesë të dytë shumë më të mirë, Breshia ku aktivizohet mesfushori shqiptar arriti të shënonte dy gola me anë të Morozinit për të barazuar shifrat në 2-2. Goli i dytë erdhi pikërisht pas një asisti perfekt të Ndojit, i cili tregoi përsëri se mbetet një nga elementët më premtues për këtë klub e padyshim edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit ku në këtë edicion është bërë vazhdimisht pjesë e ekipit të drejtuar nga Panuçi.

Ndërkohë, Kozenca e Kastriot Dermakut ka marrë sot një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Foxhias dhe i është larguar zonës së ftohtë të klasifikimit. Mbrojtësi i cili iu bashkua së fundmi kombëtares shqiptare ishte si gjithmonë titullar, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë të ndeshjes. /vipsport.al/

more recommended stories