VIDEO/ Muslija dhuron spektakël në Bundesligë, gol për kornizë ndaj Leverkusenit

Florent Muslija vazhdon të tregojë aftësitë e tij edhe në Bundesligë. Pasi shkëlqeu në ndeshjet me Gjermaninë U20, talenti shqiptar ka shënuar një gol për kornizë në barazimin e Hanoverit 2-2 në transfertë ndaj Leverkusenit.

Në minutën e 25, Muslija ka zhbllokuar rezultatin duke ekzekutuar saktë një goditje dënimi, ndërkohë që në minutën e 34, ka barazuar Bender. Ka qenë radha e Felipes në minutën e 54 për të shënuar, ndërsa Muslija është larguar nga loja në minutën e 78.

Kur dukej se gjithçka po përfundonte me fitoren e Hanoverit, Belarabi ka shënuar dhe golin e barazimit vetëm në minutën e 94. /Erjon Allaraj-VipSport.al/