VIDEO / Kaos në Lushnja-Bylis, përplasje në tribunë mes tifozëve dhe presidentit të ballshiotëve

Fundi i pjesës së parë dhe pushimi i ndeshjes mes Lushnjës dhe Bylisit, ka sjellë kaos në stadiumin “Roza Haxhiu”, për shkak të tensionit në tribunën qendrore.

Tifozeria vendase ka kërkuar largimin e presidentit të Bylisit, i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit të tyre, duke bërë që situata të tensionohej ndjeshëm dhe të kërkohej ndërhyrja e stjuardëve që të qetësohej situata.

Meqenëse ishte e pamundur që situata të normalizohej, u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të larguar tifozët që i ishin afruar tribunës VIP dhe vetëm pasi u pozicionuan në njërën anë të tribunës, u vendos rifillimi i ndeshjes, me 7 minuta vonesë. /vipsport.al/

more recommended stories